Shkenca

Home » A e Dini Se … ?

Category Archives: A e Dini Se … ?

Bretkosa me e rrezikshme …?!!!


Bretkosa ngjyrë blu është një bretkosë mjaft helmuese që gjendet në Amerikën Qendrore dhe Jugore.Ndryshe nga shumë bretkosa të tjera, ajo shfaqet më shumë gjatë ditës dhe lëkura e saj ka ngjyrë blu të theksuar.Edhe pse në pamje të parë duket mjaft e lezetshme, lëkura e saj është toksike. Madje njerëzit mijëra vjet më parë e përdornin helmin e saj për të lyer shtizat.

Bakteriet e Siberise janë të afta të jetojnë në Mars !!!


 321083_564164366928322_1072765443_n

Grupi i shkencetarëve amerikano-ruse zbuloi në zonen e ngricës së përjetshme në Siberinë Lindore bakteriet e llojit Carnobacterium, të cilat janë të afta të rriten në temperatura, trysni dhe përqendrim oksigjeni të njëjta me ato të atmosferës së Marsit.Puna shkencore u botua në revisten “Proceedings of the National Academy of Science”.Shkencëtaret rriten kolonitë e bakterieve në temperaturë 28 grade Celsius në atmosferen normale dhe vetëm pastaj i testuan ato nën kushtet marsiane, në të cilat rezultoi se ishin në gjëndje të rriteshin gjashtë lloje prej tyre.Një prej bakterieve në kushte të tilla u rrit madje edhe më mirë se sa nën trysni normale dhe në atmosferë oksigjeni. Kushtet e Marsit, megjithatë, ndryshojnë edhe për nga nivelet e larta të rrezatimit kozmik.

A mund te ndalet koha ???


Njerëzit shpesh flasin se po mplakemi dhe se si koha po ikën shpejt. Megjithëkëtë, nëse teoria e fundit shkencore del e saktë, është e mundur se po ndodh krejtësisht e kundërta.Teoria radikalet cilën kohë më parë e paraqitën shkencëtarët, do të thotë se koha po ngadalësohet dhe se në fund do të ndodhë ndali i plotë i saj. (more…)

SHBA prodhon insektet e spiunazhit


Dronet (avionët pa pilot) amerikanë me armatime të rënda që përdoren për sulmet kundër terroristëve në Pakistan e Afganistan, do të pasohen nga mikropajisje ajrore, të bazuara në insektet fluturuese.Frika për lançimin e këtyre pajisjeve spiunazhi ka nisur që në vitin 2007, me raportime për pajisje të çuditshme fluturuese që lëviznin mbi kokat e protestuesve kundër luftës, të cilët akuzuan SHBA se po prodhonte në mënyrë të fshehtë insekte robotike spiunazhi.Zyrtarët e mohuan këtë. Por tani “US Air Force” ka zbuluar insektet që mund të fotografojnë, regjistrojnë madje edhe sulmojnë e të mos kapen nga radarët, të quajtur “minidronet vdekjeprurëse”. Ato do të jenë gati të përdoren në masë në vitin 2015.

Zbulohet gruaja që sheh mbi 99 milionë ngjyra !!!


Në Britaninë e Madhe është gjetur një grua e cila mund të shohë dhe dallojë 99 milionë ngjyra më shumë se njeriu i zakonshëm, shkruan “Discover Magazine”. Ajo është gjetur nga një mjeke në Universitetin e Birminghamit.Kjo grua e ca në raport përmendet si subjekti cDa29, është personi i parë në botë i njohur për të ashtuquajturin shikim tetrakromatik, përkatësisht që ka katër lloje të qelizave fotoreceptore në retinën e syrit.Shumica dërmuese e njerëzve posedojnë shikimin trekromatik, sepse syri i njeriut më së shpeshti posedon tri lloje të këtyre qelizave që shërbejnë për perceptimin e ngjyrave.Pas testimeve të kryera me më shumë persona, tashti e dimë që shikimi tetrakromatik vërtetë ekziston. Por, nuk përse është kështu, pasi te shumica e grave me katër lloje të qelizave shikimi megjithatë është normal”, thotë studiuesja Gabriele Jordan.Është shumë e mundshme që ekzistojnë ende persona të tillë, por ata nuk dinë që shikimi i tyre dallon nga ai i njerëzve të zakonshëm.

Ngordhi breshka gjigante “Lonesome George”


Në Parkun Kombëtar Galapagos në Ekuador ngordhi breshka gjigante mashkull (elefant), e cila, siç mendojnë shkencëtarët, ishte përfaqësuesja e fundit e subspecieve të rralla të zvarranikëve me samar (krustace), njoftoi sot BBC.Sipas përllogaritjeve shkencëtarëve, breshke e quajturLonesome George” ishte rreth 100 vjeç. Breshkat elefant – janë specie jashtëzakonisht të rralla që jetojnë vetëm në ishujt Galapagos.Në natyrë të egër ato jetojnë zakonisht 200-250 vjet, kurse në “robëri” – deri në 150 vjeç.Për disa dekada me radhë zoologët janë përpjekur për të arritur nga “Lonesome George” riprodhimin e të vegjëlve, por ai me kokëfortësi preferonte vetminë.

Fakte fascinuese për trurin


Ja dhjetë fakte fascinuese për trurin njerëzor:

-Truri juaj ka nevojë për furnizim të përhershëm me oksigjen. Dhjetë minuta të humbjes së oksigjenit më së shpeshti shkaktojnë dëme të konsiderueshme nervore. Ftohja mund të zgjasë tërë kohën, që është arsyeja për shkas së cilës viktimat e mbytjes në ujë të ftohtë, që janë ngjallur pas 40 minutash – mbijetojnë pa dëme nervore. (more…)

%d bloggers like this: