Shkenca

Home » Antika

Category Archives: Antika

Son Doong, shpella 5 milionë vjeçare !!!


Son Doong, është emri i shpellës më të madhe në botë. Ajo nuk thjesht e madhe, është tmerrësisht e bukur, saqë i ngjan një vendi të mbushur plotë mrekulli.
Doong, është një botë e mrekullueshme jashtëtokësore brenda botës tonë. Është mbresëlënëse, impresionuese, pasi brenda saj ka një ujëvarë dhe një xhungël që të lenë pa mend…Nuk zë asnjë dyshim, është vendi më i bukur në botë…Shpella Doong, ka një gjerësi prej 200 metrash, lartësi 150 metra dhe 9 kilometra gjatësi. Madje, brenda saj mund të sistemohet lirshëm një qytetet i tëre me gjithë rrugët dhe ndërtesat e tij.
Shpella, ndodhet në Son Trach, Bo Trach District, Quang Binh, periferi në Vietnam. Doong, u zbulua nga një burrë i quajtur Ho Khanh, në 1991-in dhe para pak kohësh, në vitin 2009, ajo u eksplorua nga specialist shpellash Britanik, me në krye Howard Limbert.
Shpella, u krijua para 2.000.000 – 5.000.000 milionë vjetëve nga ujërat e lumit, i cili gërreu shtresat gëlqerore të tokës nën mal, e më pas u shembë dhe çatia duke krijuar “dritare” të mëdha…

El Dorado, e verteta qe fshihet pas mitit !!!


el dorado

Enderra El Dorado, nje qytet floriri i humbur, beri qe shume pushtues te ndermerrnin udhetime te pafrytshme neper male dhe pyje te Amerkies Jugore. Te gjitha kerkimet e tyre ishin te kota.Sipas nje kerkimi te fundit arkeologjik El Dorado nuk ishte nje vend, por ishte nje person. (more…)

Zbulohet qyteti më i vjetër në Europë !!!


Arkeologët në Bullgari zbuluan qytetin më të vjetër parahistorik të gjetur deri më sot në Europë. Një qytezë i fortifikuar me mure guri, i ndodhur pranë qytetit modern të Provadias, besohet se qendra e zbuluar ishte shtëpi e rreth 350 personave, të cilët jetuan rreth 4 700 vjet përpara Lindjes së Krishtit ose rreth 6 500-7 000 vjet më parë. Qyteza ishte e spe

cializuar në prodhimin e kripës dhe kjo shpjegon edhe një sasi të madhe ari të gjetur nëntokë disa kohë më parë në këtë zonë. Qyteti është rreth 1 500 vjet më i vjetër se shenjat e para të qytetërimit helen ose ilir në Ballkan. Arkeologët kanë arritur të besojnë se banorët parahistorikë përdornin një minierë kripe brenda qytetit për ta tregëtuar dhe për të konservuar ushqimet e tyre. Në kohën që ata jetuan, kripa ishte një material me shumë vlerë, i krahasueshëm me arin e kohëve moderne dhe kjo shpjegon arsyet e mureve të larta mbrojtëse të gjetura. Gërmimet e para nisën në vitin 2005 dhe deri më sot janë gjetur disa shtëpi dy-katëshe, një varrezë, një seri objektesh shtëpiake, copëza të mureve, të strukturave të tjera mbrojtëse dhe një tempull i rrënuar. Megjithatë, eksperitazat e detuajuara dhe krahasimi i të dhënave historike ofruan një datë të saktë për periudhën e ekzistencës së qytezes së groposur nëntokë vetëm gjatë kësaj jave.

Piramida Visocicas lëshon sinjale radio !!!


SARAJEVË – Piramide,radiofar apo antene satelitore. Cila është natyra e vërtetë e piramides se Visocicas,qe gjendet jo shumë larg nga Sarajeva, për momentin ajo është një mister që shkencëtarët janë duke hetuar. Por duke pasur parasysh te panjohurat per ate, misteret së bashku behen edhe me te medha. Cilet e kanë ndërtuar, pse dhe me kë kanë komunikuar?

Kodra Visocica,e njohur gjithashtu si Piramida e Diellit është e vendosur në Bosnje, jo shumë larg nga Sarajeva. Semir Osmanagiç është i bindur se ajo është një piramide artificiale, dmth e bere nga njeriu dhe jo nga natyra. Në këtë zonë, Piramida e Diellit nuk është e vetme, por ajo sigurisht që është më e madhja. Nëse supozimi është i saktë, atehere per Osmanagiç ajo eshte piramidave e pare në Evropë, pas atyre afrikane dhe amerikane,por e vjeter rreth 12 mijë vjet. Dhe me 220 metra ne bazament, Piramida e Diellit do tani eshte më shumë se e Keopsit qe ka permasa vetëm 147 metra.E vërteta qëndron diku në mes tezës dhe shkencës,por zyrtari Osmanagiç dëshiron qe kodra e Visocicas dhe simotrat e saja te jene rezultat i sedimentimit natyrore. Në të vërtetë, duket se Piramida e Diellit ishte fillimisht një kodër me origjinë sedimentare,por e rimodeluar me vone, në formën e një piramide,nga njeriu. Por kjo mund ta shpjegojë natyrën e jashtëm të rritjes, megjithatë, mbetet e fshehur në mister ajo që fsheh(mbulon) kodrën.

Nga kulmi i saj Piramida e Diellit lëshon një rreze të fuqishme misterioze elektromagnetike. “Fenomeni – shkruan La Stampa – është hetuar nga SB Research Group, një grup hulumtimi italo-kroate-finlandez, i specializuar në archeoakustik dhe mbeshtetur nga Universiteti i Triestes.

Fizikanti kroat,Slobodan Mizdrak, pasi vendosi një transmetues në krye, ka dërguar valët ultrazanore dhe vale radio në drejtim të bazës së piramidës dhe ka regjistruar përgjigjen. “Eksperimenti zgjati 39 orë dhe jo 48 ore sa ishte planifikuar, sepse karburanti i gjeneratorit ka përfunduar përpara afatit”, thotë Paul Debertolis, udhëheqës i ekspeditës. Të dhënat e mbledhura janë verifikuar nga tre qendra te pavarura:nga Instituti i Statistikave në Beograd, Zagreb dhe në atë të Matematikës së Avancuara në Vjenë.

Konstatohet se rrezatimi është i vazhdueshëm dhe gjenerohet nga një burim qe del në krye të piramidës, nga një thellësi 2,44 km. Aspekti më i pabesueshme është forma e burimit, i cili duket të jetë nga materie metalike,e ngjashme me një antene parabolike TV satelitore dhe e aftë për te drejtuar rrezet elektromagnetike në drejtim të kulmit virtual te piramidës.

Etruskët, një prej popujve më enigmatikë të historisë !!!


Janë një prej popujve më enigmatikë të historisë sonë. Gjuha e tyre dhe origjina e tyre mbeten edhe sot, një rebus i padeshifrueshëm. U shfaqën në brigjet tokësore pothuajse 3 mijë vite më parë. Po nga vinin? Dhe mbi të gjitha, si u zhdukën etruskët, qytetërimi më i lashtë i Italisë? Ndërkohë dokumentar italian i grupit “ECLISSIA”, il viaggio nel mistero” hedh hipotezën se ndoshta gjuha shqipe mund të deshifrojë gjuhën etruske.Një hipotezë e re mund të hapë sot një të çarë në misterin e tyre të lashtë dhe të padepërtueshëm. Një e çarë e thellë tridhjetë metra, në thellësi të asaj toke që etruskët e konsideronin të shenjtë. Bëhet fjalë për të famshmet “rrugë minerare” ciklopike të tyre, gërmime shumë të thellë të fshehur në vegjetim dhe të gërmuar vetëm me ndihmën e daltave dhe çekiçëve të vegjël. (more…)

Piramida më e madhe në botë gjendet në Bosnje !!!


Një dokumentar i transmetuar nga televizioni History Channel, ka demonstruar pamje nga piramida e Visoko në Bosnje, piramidë që ka dy të veçanta. Së pari është më e larta dhe më e madhja në botë por edhe më e lashtë, madje edhe se piramidat e Egjiptit. (more…)


Egjipti i lashtë

Sfinksi i Madh dhe Piramidat e Gizës janë dy nga simbolet më të njohura të qytetërimit të lashtë egjiptian.

Hartë e Egjiptit të lashtë, që shfaq qytetet më të mëdha në periudhën Dinastike (rreth 3150 p.e.r deri në 30 p.e.r)

Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit. (more…)

%d bloggers like this: