Shkenca

Home » Astronomia

Category Archives: Astronomia

Kepler 22-b, planeti “binjak i Tokës”


Astronomët kanë konfirmuar zbulimin e planetit me ngjashmërinë më të madhe me Tokën, i quajtur Kepler 22-b.

Planeti, thonë astronomët është i banueshëm me një temperaturë mesatare rreth 22 gradë celcius dhe rrotullohet rreth një ylli, jo fort të ngjashëm me Diellin tonë. I quajtur Kepler 22-b, planeti është 15 përqind më afër me yllin e tij, krahasuar me distancën mes Tokës dhe Diellit tonë.

Kepler 22-b, ndodhet 600 vjet dritë dhe 2.4 herë më i madh në përmasa se Toka.

Zbulimi u prezantua gjatë një konferencë të një grupi astronomësh, të cilët thanë se ende nuk janë të sigurtë nëse planeti “binjak i Tokës” përbëhet nga gazi, lëngje të tjera, apo shkëmbinj. Ata thanë se Kepler 22-b, bashkë me 1094 planete të tjerë, do të jenë objekt studimesh më të thella në vitet e ardhshme, për të ditur më shumë për ta.

Planeti i vetmuar “CFBDSIR2149“


Një planet i ri, me masën 7 herë sa të Jupiterit dhe pa lidhje gravitacionale, është zbuluar nga shkencëtarët për herë të parë. Planeti i vetmuar është pagëzuar për momentin si “CFBDSIR2149″ dhe konsiderohet “rrugaç”, sepse nuk vërtitet në ndonjë orbitë, rreth një ylli. Bëhet fjalë për planetin e parë të izoluar të këtij lloji që është zbuluar nga shkencëtarët, pas më shumë se një dekade kërkimesh në një proces, të përshkruar si “të kërkosh për një gjilpërë të vetme në mesin e mullarit me kashtë”. (more…)

NASA zbulon galaksinë më të largët ne univers !!!


Teleskopi i hapësirës Hubble ka regjistruar atë që besohet të jetë objekti më i largët i observuar ndonjëherë, një grumbull yjesh 13.3 bilion vite dritë larg.

Shkencëtarët mendojnë qëgalaksia, me emrin MACSO647-JD mund të jetë një prej ‘ndërtesave’ të kozmosit të hershëm.
Daton që në kohen kur universi ishte vetëm në 3% të moshës së tij aktuale prej 13.7 bilion vite.
Drita nga galaksia e vogel filloi udhëtimin e saj për tek Toka 420 milion vjet pas Big Bang-ut që krijoi universin.
Graviteti nga nje grumbull i madh galaksish ndërmjet Tokës dhe MACSO647-JD i palosi rrezët e dritës nga objekti në një mënyrë që u arrit një zmadhim i jashtëzakonshëm i imazhit të tij. (more…)

Galaktika jonë do të ndeshet me Andromedën fqinje !!!


Galaktika Andromedamomentalisht është e larguar 2,5 milionë vite të dritës nga Rruga e Qumështit, por në mënyrë të pashmangshme është duke na u afruar, ndërsa goditja do të ndodhë pas 4miliardë vjetësh.

Goditja kataklizmike e galaktikës sonë Rruga e Qumështit dhe Andromedës fqinje nuk mund të shmanget, por do të ndodhë paskatër miliardë vjetësh, ka deklaruar ditë më parë Agjencia hapësinore amerikane, NASA. (more…)

NASA projekton dergimin e nje asteroidi ne Hene


NASANga NASA vijnë të reja interesante në lidhje me projektet mbi Hënë. Veç idesë për një bazë hënore orbitale, agjencia hapësinore amerikane po mendon edhe për një mision të ri: të kapë një asteroid dhe ta tërheqë në orbitën e Hënës. Disa kërkues, bashkë me “Keck Institute for Space Studies”, kanë konfirmuar se Agjencia Hapësinore Amerikane po vlerëson projektin e ndërtimit të një mjeti hapësinor robotik, që do të ketë detyrën e kapjes së një asteroidi të vogël dhe ta vendosë në orbitën e lartë të Hënës.
Ky mision do të kushtonte rreth 2.6 miliardë dollarë (pak më tepër se Curiosity) dhe mund të realizohet brenda 2020-s. Për momentin, projektet e vetëm zyrtare të NASA-s kanë të bëjnë me dërgimin në Hënë të një kapsule “Orion” me ekuipazh. Administrata e Obamas, gjithashtu, ka deklaruar edhe se dëshiron të dërgojë astronautë mbi një asteroid afër Tokës. Për këtë, objektivi i zgjedhur për vlerën e tij shkencore e jo vetëm, është një shkëmb hapësinor i njohur si “1999 AO10″, ndërkohë që misioni duhet të zgjasë rreth një vit e gjysmë. Ndërsa, sipas kërkuesve të Keck, dërgimi i një asteroidi në Hënës, falë një roboti, do të ishte një hap i parë i mirë, sepse një objekt në orbitë rreth satelitit tonë, do të ishte më i thjeshtë për t’u arritur nga sondat robotike, e ndoshta, edhe nga vetë qëniet njerëzore.

2013 viti i qiellit dhe i astronomisë!


botaKy vit është vit interesant për të pasionuarit e astronomisë: Dy kometa dhe dy asteroide do të vizitojnë Tokën.
Një objekt famëkeq do t’i ofrohet Tokës më 10 janar 2013, asteroidi Apophis, i cili mban emrin e perëndisë egjiptiane të errësirës. Midis Tokës dhe Apophis do të ketë kësaj here një distancë të mjaftueshme prej 15 milionë kilometrash. Megjithatë astronomët do të ndjekin me kujdes me teleskopë optikë dhe antena të mëdha radarësh lëvizjet e masës me përmasa 300 metra. Sepse Apophis mund t`i afrohet Tokës edhe më shumë. Ditën e premte, më 13 prill 2029, Apophis do të ndodhet në distancë 30 mijë kilometra nga sipërfaqja e Tokës. Atëherë ky objekt do të ndodhet më afër se satelitët për vëzhgimin e motit dhe satelitët e komunikacionit që ndodhen në orbitën gjeostacionare, 36 mijë kilometra larg Ekuatorit. Shtatë vjet më vonë, Apophis mund të përplaset me Tokën. Shanset janë 1 me 100 mijë. Megjithatë përplasja do të kishte pasoja fatale. Shkencëtarët janë nervozë, të paktën deri në janar, kur vëzhgimet e radarëve të tregojnë me saktësi që Apophis nuk do të përplaset me Tokën në vitin 2036. (more…)

Zbulohet një planet i ‘pastrehë’


Astronomet kanë zbuluar një planet “”endacak”, i cili vërtitet nëpër kozmos pa një yll për të orbituar. Ky planet ndodhet 100 vite drite nga ne. Zbulime të fundit të planetëve të tillë që nuk janë shumë të rrallë, kanë sugjeruar që kjo mund të jetë një dukuri e zakonshme, por megjithatë shkëncetaret kanë kërkuar të bëjnë një studim më nga afer.
Astronomët kanë gjetur moshen e planetit, i cili mendohet të ketë një moshë vetëm 50-120 milion vjet. Planeti, i pagëzuar si CFBDSIR2149-0403, është skicuar një një artikull që do të shfaqet tek Astronomy and Astrophysics.
Planetët endacake besohet se formohen në një prej dy mënyrave: në një mënyrë të ngjashme si planetët lidhen me yjet, duke u bashkuar nga një disk pluhuri dhe mbetjesh, por më pas ato hidhen larg prej orbitës së yllit mikpritës, ose më pas në një mënyrë të ngjashme me yjet, por pa arritur kurrë një mase sa të yllit.
Një pjesë pak e vështirë është përcaktimi nëse një planet endacak është po aq i madh sa ‘yjet e dështuar’, në evolucionin yjor por pa një madhësi të mjaftueshme për të ndezur bashkimin nuklear që shkakton driten e yllit. Sidoqoftë, këto objekte, këto planete endacake, përfundojnë pa gravitetin e një ylli mikpritës.
Një ekip ndërkombëtar nisi një gjueti të madhe në kërkim të këtyre planeteve duke përdorur Canada France Hawaii Telescope në Mauna Kea ne Hawaii dhe Very Large Telescope (VLT) ne Kili, duke kërkuar për driten infra të kuqe që lëshojnë planetët e rinj, dhe ata gjetën vetëm një kandidat.
“Ky objekt është zbuluar gjatë një skanimi që mbulonte ekuivalentët e 1000 herë sipërfaqen e hënës së plotë,” – tha bashkëautori Etienne Artigau i Universitetit të Montrealit.” “Ne vezhguam qindra prej mijëra yjeve dhe planetëve, por ne gjetëm vetëm nja planet ‘të pastrehe’ në ‘lagjen’ tonë.”
Por ajo që është meëe rëndësishmja është që zbulimi i ri duket se leviz me një grup të ngjashëm trupash qiellore, të quajtur “grupi lëvizësAB Doragus” – një mbledhje e rreth 30 yjeve që janë pothuajse të ngjashem në përbërje dhe besohet të jenë formuar në tënjëjten kohë. Për shkak se CFBDSIR2149-0403 duket se lëviz së bashku me këtë grup, me një siguri prej 87%, astronomet besojnë që edhe ai është formuar me yjet, rreth 50-120 milion vjet më parë.
Është kjo që i ndihmon astronomet të përdorin modelet kompiuterike të evolucionit të planetëve për të hedhur hipoteza të tjera në lidhje me masen dhe temperaturën planetit. Ekipi i studimit beson se planeti ka një temperaturë prej 400oC dhe një masë ndërmjet katër deri në shtatë herë sa masa e Jupiterit, pranë është në limitin e masës që do i lejonte të ishte një ‘yll i dështuar’.

Megjithatë astronomet nuk kanë zbuluar ënde mënyrën e formimit të këtij planeti. Kërkimet vazhdojnë.

%d bloggers like this: