Shkenca

Home » Biologjia

Category Archives: Biologjia

Ushqimet e shëndetshme për syrin !!!


200-150_1352803539

Sytë janë ato që preken më shpesh nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme.Shumë orë që kaloni në kompjuter, për shembull, janë të dëmshëm për shëndetin e tyre, si dhe tymi i duhanit apo smogu. Pra, pse të mos ndihmojmë me një dietë që përfshin brenda ushqime që ndihmojnë shikimin.? Këtu është një listë e 10 ushqimeve më të shëndetshme për sytë tanë.

1) karota: Vitamina A është thelbësore për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, pasi ajo përmban beta-carotene, një antioksidant me vlerë. Përveç karotave (more…)

Dyfishimi i ADN-së


DNA Structure+Key+Labelled.png

Gjatë interfazës ose siç quhet ndryshe, në kohën ndërmjet dy ndarjeve qelizore, ndodh procesi i dyfishimit të kromozomeve. Meqenëse gjenet janë të përbëra prej molekulave të ADN, dyfishimi i tyre është rezultat i dyfishimit të ADN. Është e nevojshme të njihemi me strukturën e ADN.

Procesi i dyfishimit

Së pari, nën ndikimin e enzimave ose fermenteve (katalizatorët biologjikë) këputen urat hidrogjenike, të cilat i mbajnë të lidhura bazat komplementare ose plotësuese (p.sh.: A-T dhe G-C). Në këtë mënyrë molekulat e ADN-së despiralizohen (prishet spiralja – shih figurën) (more…)

Bakteriet e Siberise janë të afta të jetojnë në Mars !!!


 321083_564164366928322_1072765443_n

Grupi i shkencetarëve amerikano-ruse zbuloi në zonen e ngricës së përjetshme në Siberinë Lindore bakteriet e llojit Carnobacterium, të cilat janë të afta të rriten në temperatura, trysni dhe përqendrim oksigjeni të njëjta me ato të atmosferës së Marsit.Puna shkencore u botua në revisten “Proceedings of the National Academy of Science”.Shkencëtaret rriten kolonitë e bakterieve në temperaturë 28 grade Celsius në atmosferen normale dhe vetëm pastaj i testuan ato nën kushtet marsiane, në të cilat rezultoi se ishin në gjëndje të rriteshin gjashtë lloje prej tyre.Një prej bakterieve në kushte të tilla u rrit madje edhe më mirë se sa nën trysni normale dhe në atmosferë oksigjeni. Kushtet e Marsit, megjithatë, ndryshojnë edhe për nga nivelet e larta të rrezatimit kozmik.

Fakte fascinuese për trurin


Ja dhjetë fakte fascinuese për trurin njerëzor:

-Truri juaj ka nevojë për furnizim të përhershëm me oksigjen. Dhjetë minuta të humbjes së oksigjenit më së shpeshti shkaktojnë dëme të konsiderueshme nervore. Ftohja mund të zgjasë tërë kohën, që është arsyeja për shkas së cilës viktimat e mbytjes në ujë të ftohtë, që janë ngjallur pas 40 minutash – mbijetojnë pa dëme nervore. (more…)

U zbulua përse zebrat janë me vija !



Shkencëtarët me dekada po mundohen të zbulojnë përse zebrat kanë trupin me vija. Duket se shkencëtarët hungarez dhe suedez e zbuluan së voni.
Në revistën “Journal of Experimental Biology” është publikuar studimi me të cilin shkencëtarët kanë arritur deri te përfundimi se zebrat kanë trupin me vija për tu mbrojtur nga mizat gjakpirëse. Efekti i vijave bardh-e-zi në mënyrë të veçantë reflekton dritën që si përfundim dëbon insektet nga zebrat. (more…)

A shkaktohet semundje nga stresi ?!!!


Me shume se 90% e semundjeve jane shkaktuar apo komplikuar nga stresi. Shume semundje te tilla si depresioni, presioni i larte i gjakut, probleme te zemres, shpesh shkaktohen nga nje stres i forte.


Autizmi

Autist.jpg

Autizmi (greq. αυτός, avtos – vetë) është një çrregullim i rëndë i funksioneve trunore dhe për rrjedhojë e sjelljes njerëzore, që veçohet me një dëmtim të komunikimit, ndërveprimit dhe përfytyrimit shoqëror. Njerëzit që vuajnë nga autizmi shpesh kanë një rreze të kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe mënyra të sjelljes përsëritëse, si dhe kundërveprime të ndryshme në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. (more…)

%d bloggers like this: