Shkenca

Home » Botanika

Category Archives: Botanika

Orkidea-Majmun


Është e “fshehur” në pyjet e thella të maleve të Perusë dhe Ekuadorit, por koleksionuesit kanë mundur të bëjnë disa foto të Orkidesë-majmun.Emri shkencor i kësaj luleje të rrallë është Dracula simia dhe ngjashmëria me majmunin është jashtëzakonisht e madhe.Orkidea-majmun është pjesë e një familjeje me mbi 120 lloje, shumica e të cilave gjenden në Ekuador.Lulja gjendet në 2 mijë metra lartësi dhe mund të lulëzojë në çdo stinë.

Lulja e shkretëtirës !!!


Lulja e shkretëtirës lëshon rrënjët në shkëmbin e Maalahës.Siç shkruan ‘National Geographic’, Socotra e izoluar 220 milje nga toka e Jemenit, është truall i përshtatshëm për një varg bimësh dhe kafshësh, që janë përshtatur në mënyrë unike me nxehtësinë dhe vrazhdësinë e shkëmbinjve të rrëpirë nga era në këtë ishull

Pema më e madhe dhe më e vjetra në botë !!!


Bëhet fjalë për Arbol del Tule, që është pema më e madhe në botë.

Pema është një selvi gjigande dhe ndodhet në qytetin Santa Maria del Tule të Meksikës, sigurisht që përbën pikën më të preferuar turistike të vendit, duke mbledhur me qindra e mijëra njerëz nga e gjithë bota, të cilët duan ta shikojnë atë nga pranë!Selvia në fjalë, ka nënbarkëzën më të madhe në botë, duke i kaluar 50 metrat në bazën e saj.Ndërsa mosha e saj, llogaritet 2.000 deri 3.000 vjeçare. Madje, pesha e saj ia kalon 550 tonëve… Sigurisht që meksikanët me të drejtë mund të krenohen për të.

Lulja më e madhe në botë !!!


Vizitorë të shumtë shkuan në Kopshtin mbretëror botanik të Zvicrës për të admiruar lulen Titan Arum, që njihet edhe si “lulja e kufomave”.
Por pse ka marrë këtë emër makabër? Pasi aroma e saj nuk është aspak e këndshme si lulet e tjera, por mban erë si mish i dekompozuar.

Bëhet fjalë për lulen më të madhe në botë, që arrin në 2.27 metra lartësi.

Bimet mishngrenese !!!


Bimet mishengrenese karakterizohen nga një siperfaqe e lyrshme (prandaj ne anglisht quhen butterworts dhe ne gjermanisht Fettkräuter/Fettblätter) gje qe mundeson kapjen insekteve dhe kafsheve te tjera te vogla, me te cilat kjo  bime me pas ushqehet.
Njihen 80 lloje bimesh mishngrenese, prej te cilave 12 gjenden ne Europe, 9 ne Ameriken Veriore, ndërsa pjesa tjetër ne Azine Veriore, ne Ameriken Qendrore dhe Jugore sid he ne Meksiken e Jugut.

%d bloggers like this: