Shkenca

Home » Fizika

Category Archives: Fizika

A mund te ndalet koha ???


Njerëzit shpesh flasin se po mplakemi dhe se si koha po ikën shpejt. Megjithëkëtë, nëse teoria e fundit shkencore del e saktë, është e mundur se po ndodh krejtësisht e kundërta.Teoria radikalet cilën kohë më parë e paraqitën shkencëtarët, do të thotë se koha po ngadalësohet dhe se në fund do të ndodhë ndali i plotë i saj. (more…)

Osmoza


Osmosis computer simulation.jpg

Osmoza është dukuri molekulare fizike e lidhur ngushtë pas procesit te difuzionit. Kur dy tretësira me përqendrim jo të njëjtë,jo të barabartë,janë të ndara me membranën gjysmëkaluese, për shembull, me membranën qelizore, e cila është e kalueshme për molekulat e ujit, por e kalueshme e dobët ose e pakalueshme për molekulat e disa substancave të tretura (për shembull të sheqerit), do të ndodhë difuzioni i molekulave të ujit nëpër membranën kaluese, madje nga tretësira me përqendrim më të vogël, në tretësirën me përqendrim më të madh.Në të vërtet difuzioni i ujit kryhet nga hapësira me përqendrim më të madh të molekulave të ujit në drejtim të hapësirës së përqendrimit më të vogël, të tij, domethënë nga hapësira me sasi më të madhe të molekulave të ndonjë substance tjetër (për shembull sheqeri). Forca që e kushtëzon lëvizjen e ujit në drejtim të tretësirës më të përqendruar emërtohet si shtypje osmotike e tretësire

Lëkundjet periodike


Lëkundjet periodike janë ato lëkundje të cilat përsëriten në intervale të caktuara të kohës. Kur shqyrtohen lëkundjet e trupit duhet marre parasysh edhe forcat e fërkimit dhe forcat e rezistencës. Amplituda e lëkundjes nuk janë të njëjta sepse një sasi e energjisë së trupit harxhohe në zotërimin e forcave të fërkimit dhe forcave të rezistencës. Amplituda e lëkundjes është me e madhe në fillim të lëkundjes e pastaj zvogëlohet gradualisht. Pas një kohë, për shkak të veprimit të forcave të fërkimit dhe forcave të rezistencës, trupi më nuk lëkundet. Lëkundjet e tilla quhen lëkundje të shuara.Nëse dëshirojmë që trupi të beje lëkundje me amplituda të njëjta atëherë trupi duhet t’i kompensohet energjia e humbur. Kjo arrihet kur në trup veprojmë me një forcë periodike. Në këtë rast trupi kryen lëkundje të detyruara.

Karakteristikat e lëkundjeve

Madhësitë kryesore për përcaktimin e lëkundjeve janë : amplituda, perioda dhe frekuenca.

  • Amplituda është largësia maksimale e trupit nga pozita baraspeshuese.
  • Perioda është koha për të cilën trupi e kryen një lëkundje të plotë.
  • Frekuenca paraqet numrin e lëkundjeve gjatë një kohë të caktuar. Njësia e frekuencës është herci (Hz).

T=1/f

Qka eshte lengu Njutonian ?


Lëng njutonian quhet çdo lëngë në të cilin ekziston një përpjesëtim i drejtë midis shpejtësisë relative të lëvizjes së ndërsjellët të thërrmijave të lëngut dhe forcës tangjente që vepron midis këtyre thërrmijave.

Lëngje njutonane janë lëngjet si uji, vaji, pastaj gazërat si bie fjala ajri, si dhe pjesa më e madhe e lëngjeve në natyrë.

Nga lëngjet dhe masat tjera në gjendje të lëngtë të cilat nuk merren si lëngje njutonjane, merren substancat si bie fjala pasta e dhëmbëve, detergjentet e ndryshme në gjendje të lëngët me përbërje bazike, etj

Forca e Van der Waals


Forcat ndermolekulare janë forca të cilat veprojn ndërmjet molekulave.Tek molekulat polare të cilat kanë moment dipolar të përhershëm dhe ku ky moment vjen si pasojë e shpërndarjes asimetrike të ngarkesave të kundërta. Këto terheqje kanë moment dipolar dipol-dipol.Tek molekulat jopolare të cilat kanë moment dipolar të përkohshem dhe reja elektronike janë të shpërndara në mënyrë simetrike. Në qoft se një molekulë polare i ofrojmë një molekulë jopolare atëher reja elektronike do të deformohet. Ky deformim i cili vjen si pasojë e veprimit të një molekule tjetër quhet moment i indukuar. Molekulat të cilat posedojnë moment dipolar të indukuar tek këto molelula veprojnë edhe forcat e londonit.

  • Forcat e londonit janë një lloj i forcave të Van der Waals midis molekulave të cilat nuk kanë dipol të përhershëm. Është karakteristik tek forcat e Van der Waals madhësia dhe distanca në mes të atomeve ku sa më i madh të jetë vëllimi i molekulave më e madhe do të jetë siperfaqja kontaktuese mes tyre dhe si pasoj e kesaj forcat e Van der Waals janë më të mëdha.

Mekanika kuantike


Mekanika kuantike

Disa nga orbitalet e para elektronike të atomit të hidrogjenit të treguara si grafe të ngjyrosura të densitetit probabilistik

Mekanika kuantike është dega e fizikës që trajton sistemet atomike dhe nënatomike si dhe bashkëveprimin e tyre me rrezatimin në terma të madhësive të observueshme. Ajo bazohet mbi faktin që të gjitha format e energjisë lëshohen në njësi diskrete të quajtura “kuante”. (more…)

Relativiteti


Relativiteti

Red right arrow.svg
Red right arrow.svg

Test me saktësi të madhe i relativitetit të përgjithshëm nga sonda Kazini (pikëpamje artistike): sinjalet e radios të dërguara midis Tokës dhe sondës (valët e gjelbërta) janë të vonuara nga përkulja e hapësirë-kohës (vijat blu).

Relativiteti është një përgjithësim i mekanikes klasike që përshkruan objekte masive ose objekte që lëvizin me shpejtësi shumë të mbëdha, ose sisteme shumë masive. Ai përfshin relativitetin special dhe të përgjithshëm.

Teoria e relativitetit special u propozua më 1905 nga Albert Ajnshtajni në artikullin e tij “Mbi Elektrodinamikën e trupave në lëvizje” (more…)

%d bloggers like this: