Shkenca

Home » Inorganike

Category Archives: Inorganike

Acidi klorhidrik


 Acidi klorhidrik ka formulën kimike HCl. Në kushte normale, është një gaz pa ngjyrë, që formon tym të bardhë të acidit hidroklorik kur vihet në kontakt me lagështinë atmosferike. Gazi i acidit klorhidrik dhe acidi hidroklorik janë të rëndësishëm në teknologji dhe industri. Formula HCl shpesh herë referon, disi gabimisht, acidin hidroklorik, një trëtësirë ujore që përfohet nga acidi klorhidrik.

Acidi Sulfurik


Acidi Sulfurik (me formulën kimike H2SO4) është lëng i dendur me ngjyrë të errët, ngjajshëm si të vajit. Ka peshë specifike 1,91 gati dy herë më të madhe se uji. Është një prej acideve më të forta inorganike, dhe është substancë dehidratuese d.m.th e absorbon ujin prej ajrit por edhe prej qelizave.

Kriperat e H2SO4

Prej acidit sulfurik fitohen dy lloje kriprash :

  • Bisulfate HNaSO4
  • Sulfate Na2SO4 , FeSO4 , MgSO4

Vetitë kimike

1.Përmbajnë atome të Hidrogjenit të cilat janë bartëse të vetive acidike.
2.Letrën e lakmusit e ngjyrosin me ngjyrë të kuqe.
3.Acidi sulfurik i holluar ka shije të thartë.

 

Acidi


Acidi është komponim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që në reaksion me metalet jep kripëra. Varësisht nga bashkimi kimik dallohen edhe acidet, ndër më të njohurit janë Acidi sulfurik, Acidi yndyror apo Acidi organikë.Acidet që në përbërjen e tyre kanë atome të oksigjenit quhen acide oksigjenike, kurse ato që nuk kanë atome të oksigjenit quhen acide jooksigjenike.

Si quhen kriperat e acidit nitrik ?


Kriperat e acidit nitrik quhen Nitrate .

Si quhen kriperat e acidit laktik ?


Kriperat e acidit laktik quhen Laktate .

Acidi Nitrik


Acidi nitrik me formulë HNO3 është lëng , pa ngjyrë , me ujin përzihet në çdo raport.Është një ndër acidet më të forta inorganike. Kriprat e acidit nitrik quhen Nitrate.

Uji mbretëror


Uji mbretëror ose aqua regia (lat) është përzierje e një pjese të acidit nitrik të koncentruar me tre pjesë të acidit klorhidrik të koncentruar. Ai është një lëng që avullohet shpejt me ngjyrë të verdhë. Emrin e ka marrë sepse reagon me metalet fisnike pra së gjithash me arin dhe platinën të cilët konsiderohen metale mbretërore. Këto metale nuk reagojnë gati me asnjë substancë tjetër.Është interesante se asnjëra nga komponentat e ujit mbretëror të marra veç e veç nuk reagon me këta metale fisnike.

%d bloggers like this: