Shkenca

Home » Mitologjia

Category Archives: Mitologjia

Misteri ne detin baltik nderpret energjine !!!


Zhytësit që po eksplorojnë një objekt misterioz në formë UFO-je në fund të detit Baltik, thanë se pajisjet e tyre nuk funksionojnë kur ata i afrohen objektit rreth 200 metra.

Zhytësi profesionist Stefan Hogerborn, pjesë e ekipit “Ocean X” që po eksploron objektin anonim, tha se disa nga kamerat e ekipit dhe telefonat satelitorë nuk funksionojnë kur ndodhen mbi këtë objekt, dhe hapen vetëm kur ata largohen nga ajo pikë.

“Çdo gjë elektrike por edhe telefonat celularë nuk punojnë kur ne ndodhemi mbi objekt”.

Zhytësi Peter Lindberg tha: “Ne kemi përjetuar gjëra që as nuk do t’i kishim imagjinuar dhe unë kam qenë personi më skeptik në këtë ekip. Isha i përgatitur thjesht për të gjetur një gur apo shkëmb apo një grumbull të fortë balte, por nuk është asgjë e tillë, është një eksperiencë e pajetuar më parë”. Zbulimi fillimisht u publikua në NDTV. E më pas mori vëmendjen e mediave më të fuqishme në botë.

Të kontaktuar nga “Mail”, ekipi ka pohuar se zbulimi u bë në maj të vitit të kaluar, por për shkak të motit të keq dhe mungesës së financimit, ata nuk ishin në gjendje të mblidhnin skuadrën dhe të shikonin vetë personalisht diskun e çuditshëm, deri tani nga rreth 200 metra larg.

Gjatë vizitës së tyre, ekipi kishte parë një shteg rreth 300 metra si një “pistë apo rrugë e pjerrët që ka objektin e çuditshëm në fund të saj”.

Historia që qëndron pas këtij objekti i ka joshur të gjithë, që nga një “hyrje në botën e brendshme” të njohur si “Porta e Hadit”, deri në anijen e filmit legjendar “Star Wars”, “Millennium Falcon ship”. Objekti u zbulua me teknologjinë sonore dhe skeptikët po e përdorin këtë fakt për të vënë në dyshim këtë teknologji dhe zbulimet prej saj.

A ishin të vërteta përbindëshat e Homerit ???


Një studiuese amerikane ka zbuluar që në shumë vende të Greqisë ku lindën mitet ka mbeturina paleontologjike të cilat i dhanë lëndë përrallave të lashta. Kockat e fosileve gjigande të cilat i zbulonte toka, frymëzuan mitologjinë greke.
Kockat fosile të mamuthëve, rinocerontëve, xhirafave gjigande, arinjve të shpellave e deri dinozaurëve, ishin burimi nga i cili dolën protagonistët e mitologjisë greke apo të cilat u interpretuan nga popujt e lashtë grekë si Kocka e Akilit, gjigandë të vrarë nga Zeusi, ciklopi i Polifemit, Grifonë dhe krijesa të tjera miti.
Kështu studiuesja amerikane Adrienne Mayor që ka nxjerrë në publik librin “Gjuetarët e parë të fosileve” (The first Fossil Hunters) ka zbuluar që në 18 nga 22 zonat e Greqisë dhe të Azisë së Vogël ku lindën këto mite janë zbuluar fosile të kafshëve të mëdha çfarë duket të pohojë origjinën paleontologjike të vetë këtyre miteve. Pra mitet në vetvete janë përpjekje për të shpjeguar gjetjet e kockave gjigande kafshësh që kanë jetuar me mijra ose me miljona vjetë më parë. (more…)

Rreth në grunishtë para tërmetit e zënies së Diellit ?!!!


Në qytezën Braqan të Italisë, në muajin e shkuar u shfaq një rreth misterioz në një grunishtë, para se të ndodhte zënia e Diellit, bën të ditur  “Discovery News”.Spiralen rrethore në fushën me grurë e kishte vënë re një grua, të cilën e kishte zgjuar tërmeti më 20 maj. (more…)

El Dorado, e verteta qe fshihet pas mitit !!!


el dorado

Enderra El Dorado, nje qytet floriri i humbur, beri qe shume pushtues te ndermerrnin udhetime te pafrytshme neper male dhe pyje te Amerkies Jugore. Te gjitha kerkimet e tyre ishin te kota.Sipas nje kerkimi te fundit arkeologjik El Dorado nuk ishte nje vend, por ishte nje person. (more…)

Misteri i maleve me ngjyrë në Kinë !!!


Qyteti Zhangye, është një zonë e prefekturës Gansu, që ndodhet në kinën veriperëndimore.
Para mijëra vjetësh,ishte një nga qytete më të pasura të vendit, pasi për shkak të rrugës së mëndafshit me mijëranjerëz nga e gjithë bota e vizitonin çdo ditë për të blerë dhe shitur aty mallrat e tyre.Kur rruga e mëndafshit u braktisë, filloi dhe rrënimi i gjithë rajonit. Por, me kalimin e kohës, banorët e qytetit Zhangye braktisën tregtinë dhe filluan të merreshin ekskluzivisht me bujqësinë dhe blegtorinë. (more…)

Piramida Visocicas lëshon sinjale radio !!!


SARAJEVË – Piramide,radiofar apo antene satelitore. Cila është natyra e vërtetë e piramides se Visocicas,qe gjendet jo shumë larg nga Sarajeva, për momentin ajo është një mister që shkencëtarët janë duke hetuar. Por duke pasur parasysh te panjohurat per ate, misteret së bashku behen edhe me te medha. Cilet e kanë ndërtuar, pse dhe me kë kanë komunikuar?

Kodra Visocica,e njohur gjithashtu si Piramida e Diellit është e vendosur në Bosnje, jo shumë larg nga Sarajeva. Semir Osmanagiç është i bindur se ajo është një piramide artificiale, dmth e bere nga njeriu dhe jo nga natyra. Në këtë zonë, Piramida e Diellit nuk është e vetme, por ajo sigurisht që është më e madhja. Nëse supozimi është i saktë, atehere per Osmanagiç ajo eshte piramidave e pare në Evropë, pas atyre afrikane dhe amerikane,por e vjeter rreth 12 mijë vjet. Dhe me 220 metra ne bazament, Piramida e Diellit do tani eshte më shumë se e Keopsit qe ka permasa vetëm 147 metra.E vërteta qëndron diku në mes tezës dhe shkencës,por zyrtari Osmanagiç dëshiron qe kodra e Visocicas dhe simotrat e saja te jene rezultat i sedimentimit natyrore. Në të vërtetë, duket se Piramida e Diellit ishte fillimisht një kodër me origjinë sedimentare,por e rimodeluar me vone, në formën e një piramide,nga njeriu. Por kjo mund ta shpjegojë natyrën e jashtëm të rritjes, megjithatë, mbetet e fshehur në mister ajo që fsheh(mbulon) kodrën.

Nga kulmi i saj Piramida e Diellit lëshon një rreze të fuqishme misterioze elektromagnetike. “Fenomeni – shkruan La Stampa – është hetuar nga SB Research Group, një grup hulumtimi italo-kroate-finlandez, i specializuar në archeoakustik dhe mbeshtetur nga Universiteti i Triestes.

Fizikanti kroat,Slobodan Mizdrak, pasi vendosi një transmetues në krye, ka dërguar valët ultrazanore dhe vale radio në drejtim të bazës së piramidës dhe ka regjistruar përgjigjen. “Eksperimenti zgjati 39 orë dhe jo 48 ore sa ishte planifikuar, sepse karburanti i gjeneratorit ka përfunduar përpara afatit”, thotë Paul Debertolis, udhëheqës i ekspeditës. Të dhënat e mbledhura janë verifikuar nga tre qendra te pavarura:nga Instituti i Statistikave në Beograd, Zagreb dhe në atë të Matematikës së Avancuara në Vjenë.

Konstatohet se rrezatimi është i vazhdueshëm dhe gjenerohet nga një burim qe del në krye të piramidës, nga një thellësi 2,44 km. Aspekti më i pabesueshme është forma e burimit, i cili duket të jetë nga materie metalike,e ngjashme me një antene parabolike TV satelitore dhe e aftë për te drejtuar rrezet elektromagnetike në drejtim të kulmit virtual te piramidës.

Etruskët, një prej popujve më enigmatikë të historisë !!!


Janë një prej popujve më enigmatikë të historisë sonë. Gjuha e tyre dhe origjina e tyre mbeten edhe sot, një rebus i padeshifrueshëm. U shfaqën në brigjet tokësore pothuajse 3 mijë vite më parë. Po nga vinin? Dhe mbi të gjitha, si u zhdukën etruskët, qytetërimi më i lashtë i Italisë? Ndërkohë dokumentar italian i grupit “ECLISSIA”, il viaggio nel mistero” hedh hipotezën se ndoshta gjuha shqipe mund të deshifrojë gjuhën etruske.Një hipotezë e re mund të hapë sot një të çarë në misterin e tyre të lashtë dhe të padepërtueshëm. Një e çarë e thellë tridhjetë metra, në thellësi të asaj toke që etruskët e konsideronin të shenjtë. Bëhet fjalë për të famshmet “rrugë minerare” ciklopike të tyre, gërmime shumë të thellë të fshehur në vegjetim dhe të gërmuar vetëm me ndihmën e daltave dhe çekiçëve të vegjël. (more…)

%d bloggers like this: