Shkenca

Home » Vende

Category Archives: Vende

Son Doong, shpella 5 milionë vjeçare !!!


Son Doong, është emri i shpellës më të madhe në botë. Ajo nuk thjesht e madhe, është tmerrësisht e bukur, saqë i ngjan një vendi të mbushur plotë mrekulli.
Doong, është një botë e mrekullueshme jashtëtokësore brenda botës tonë. Është mbresëlënëse, impresionuese, pasi brenda saj ka një ujëvarë dhe një xhungël që të lenë pa mend…Nuk zë asnjë dyshim, është vendi më i bukur në botë…Shpella Doong, ka një gjerësi prej 200 metrash, lartësi 150 metra dhe 9 kilometra gjatësi. Madje, brenda saj mund të sistemohet lirshëm një qytetet i tëre me gjithë rrugët dhe ndërtesat e tij.
Shpella, ndodhet në Son Trach, Bo Trach District, Quang Binh, periferi në Vietnam. Doong, u zbulua nga një burrë i quajtur Ho Khanh, në 1991-in dhe para pak kohësh, në vitin 2009, ajo u eksplorua nga specialist shpellash Britanik, me në krye Howard Limbert.
Shpella, u krijua para 2.000.000 – 5.000.000 milionë vjetëve nga ujërat e lumit, i cili gërreu shtresat gëlqerore të tokës nën mal, e më pas u shembë dhe çatia duke krijuar “dritare” të mëdha…

Zbulohet qyteti më i vjetër në Europë !!!


Arkeologët në Bullgari zbuluan qytetin më të vjetër parahistorik të gjetur deri më sot në Europë. Një qytezë i fortifikuar me mure guri, i ndodhur pranë qytetit modern të Provadias, besohet se qendra e zbuluar ishte shtëpi e rreth 350 personave, të cilët jetuan rreth 4 700 vjet përpara Lindjes së Krishtit ose rreth 6 500-7 000 vjet më parë. Qyteza ishte e spe

cializuar në prodhimin e kripës dhe kjo shpjegon edhe një sasi të madhe ari të gjetur nëntokë disa kohë më parë në këtë zonë. Qyteti është rreth 1 500 vjet më i vjetër se shenjat e para të qytetërimit helen ose ilir në Ballkan. Arkeologët kanë arritur të besojnë se banorët parahistorikë përdornin një minierë kripe brenda qytetit për ta tregëtuar dhe për të konservuar ushqimet e tyre. Në kohën që ata jetuan, kripa ishte një material me shumë vlerë, i krahasueshëm me arin e kohëve moderne dhe kjo shpjegon arsyet e mureve të larta mbrojtëse të gjetura. Gërmimet e para nisën në vitin 2005 dhe deri më sot janë gjetur disa shtëpi dy-katëshe, një varrezë, një seri objektesh shtëpiake, copëza të mureve, të strukturave të tjera mbrojtëse dhe një tempull i rrënuar. Megjithatë, eksperitazat e detuajuara dhe krahasimi i të dhënave historike ofruan një datë të saktë për periudhën e ekzistencës së qytezes së groposur nëntokë vetëm gjatë kësaj jave.

Piramida më e madhe në botë gjendet në Bosnje !!!


Një dokumentar i transmetuar nga televizioni History Channel, ka demonstruar pamje nga piramida e Visoko në Bosnje, piramidë që ka dy të veçanta. Së pari është më e larta dhe më e madhja në botë por edhe më e lashtë, madje edhe se piramidat e Egjiptit. (more…)


Egjipti i lashtë

Sfinksi i Madh dhe Piramidat e Gizës janë dy nga simbolet më të njohura të qytetërimit të lashtë egjiptian.

Hartë e Egjiptit të lashtë, që shfaq qytetet më të mëdha në periudhën Dinastike (rreth 3150 p.e.r deri në 30 p.e.r)

Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit. (more…)


Roma e lashtë

Forumi Romak, qendra politike, kulturore, ekonomike dhe fetare e qytetit gjatë Republikës dhe më vonë Perandorisë, tanimë gjendet në gërmadha në Romën moderne.

Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashtë.[1] (more…)

%d bloggers like this: