Shkenca

Home » Zoologjia

Category Archives: Zoologjia

Gjarpëri


Gjarpëri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashëm me hardhuca. Paraardhësve të tyre mendohet se t’iu ketë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t’iu kenë gërryer këmbët nëpër tokë. Deri më ditët e sotme janë të njohur rreth 3000 lloje gjarpërinjsh. Me përjashtim të polit të veriut, polit të jugut dhe vendeve subpolare gjarpërinjtë hasen në secilin vend të botës.

Nga lloji në lloj trupi i gjarpërinjve mund të ndryshojë p.sh. disa mund të kenë një trup të trashë me bisht të shkurtër, kurse disa të tjerë shkojnë duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhësia e gjarpërinjve ndryshon shumë nga 10cm (gjarpri më i vogël) deri me mbi 10m te Pitoni rrjet (gjarpri më i madh). Është i pa vërtetë pohimi i shumë njerëzve se gjarpri më i madh është anakonda me 10m gjatësi sepse deri më sot askush nuk ka mundur të gjej një anakondë mbi 9 metra e gjysmë.

Bretkosa me e rrezikshme …?!!!


Bretkosa ngjyrë blu është një bretkosë mjaft helmuese që gjendet në Amerikën Qendrore dhe Jugore.Ndryshe nga shumë bretkosa të tjera, ajo shfaqet më shumë gjatë ditës dhe lëkura e saj ka ngjyrë blu të theksuar.Edhe pse në pamje të parë duket mjaft e lezetshme, lëkura e saj është toksike. Madje njerëzit mijëra vjet më parë e përdornin helmin e saj për të lyer shtizat.

Ngordhi breshka gjigante “Lonesome George”


Në Parkun Kombëtar Galapagos në Ekuador ngordhi breshka gjigante mashkull (elefant), e cila, siç mendojnë shkencëtarët, ishte përfaqësuesja e fundit e subspecieve të rralla të zvarranikëve me samar (krustace), njoftoi sot BBC.Sipas përllogaritjeve shkencëtarëve, breshke e quajturLonesome George” ishte rreth 100 vjeç. Breshkat elefant – janë specie jashtëzakonisht të rralla që jetojnë vetëm në ishujt Galapagos.Në natyrë të egër ato jetojnë zakonisht 200-250 vjet, kurse në “robëri” – deri në 150 vjeç.Për disa dekada me radhë zoologët janë përpjekur për të arritur nga “Lonesome George” riprodhimin e të vegjëlve, por ai me kokëfortësi preferonte vetminë.

U zbulua përse zebrat janë me vija !



Shkencëtarët me dekada po mundohen të zbulojnë përse zebrat kanë trupin me vija. Duket se shkencëtarët hungarez dhe suedez e zbuluan së voni.
Në revistën “Journal of Experimental Biology” është publikuar studimi me të cilin shkencëtarët kanë arritur deri te përfundimi se zebrat kanë trupin me vija për tu mbrojtur nga mizat gjakpirëse. Efekti i vijave bardh-e-zi në mënyrë të veçantë reflekton dritën që si përfundim dëbon insektet nga zebrat. (more…)

Kameleoni

Kameleoni është zvarranik i vendeve të ngrohta, i ngjashëm me hardhjen, që ndërron ngjyrën e lëkurës në përshtatje me ngjyrën e mjedisit ku ndodhet. Po ashtu si kameleonë përshkruhen edhe njerëzit e lëkundshëm e me shumë faqe, që ndërrojnë shpesh qëndrimet a sjelljet për të mbrojtur interesat e veta.[1]

Ndërrimi i ngjyrave

Nderrimi i ngjyrave te kameleonit kryhet pasi kameleoni ka disa qeliza te veçanta qe e mundesojne kete.

Kameleoni
Chamaeleo chamaeleon
Klasifikimi shkencor
Lloji: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Reptilia
Renditja: Squamata
Mbifisi: Lacertilia
Infrafisi: Iguania
Familja: Chamaeleonidae
Subfamilies and Genera
  • Chamaeleoninae
    • Bradypodion
    • Calumma
    • Chamaeleo
    • Furcifer
    • Kinyongia
    • Nadzikambia
  • Brookesiinae
    • Brookesia
    • Rieppeleon
    • Rhampholeon

Elefanti

Elefanti është kafshë barngrënëse që jeton në Afrikë e Azi. Është kafsha më e madhe në tokë. Meshkujt elefantë janë të mëdhenj dhe mund të arrijnë me peshë gjer në 9071 kg. Ata kanë një hundë të gjatë me të cilën kryejnë një seri veprimesh.

Elefanti konsiderohet si kafsha e katërt më e zgjuar në botë, pas shimpanzesë, balenës dhe delfinit.

Elefanti
Elefanti aziatik.

Elefanti aziatik.
Klasifikimi shkencor
Lloji: Animalia
Filumi: Chordata
Nënfilumi: Vertebrata
Klasa: Mammalia
Renditja: Proboscidea
Familja: Elephantidae
Gray, 1821
 
 

 

 


Lepuri

Lepuri i fushës (Lepus europaeus)

Lepuri është familje e kafsheve gjitarë brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, me trupin të mbuluar me qime të gjata në ngjyrë të murrme ose të bardhë, me këmbët e prapme më të gjata se të përparmet, që rend shumë shpejt dhe që njihet si frikacak. Atij i pëlqejnë shume karotat dhe bimët gjithashtu. Lepuri është një kafshe shume e mire dhe e bukur. Lepurit i pëlqen shumë të vrapoje.

%d bloggers like this: