Shkenca

Kolegji Aga Xhite

Aga Xhite

This slideshow requires JavaScript.

Zbulohet gruaja që sheh mbi 99 milionë ngjyra !!!


Në Britaninë e Madhe është gjetur një grua e cila mund të shohë dhe dallojë 99 milionë ngjyra më shumë se njeriu i zakonshëm, shkruan “Discover Magazine”. Ajo është gjetur nga një mjeke në Universitetin e Birminghamit.Kjo grua e ca në raport përmendet si subjekti cDa29, është personi i parë në botë i njohur për të ashtuquajturin shikim tetrakromatik, përkatësisht që ka katër lloje të qelizave fotoreceptore në retinën e syrit.Shumica dërmuese e njerëzve posedojnë shikimin trekromatik, sepse syri i njeriut më së shpeshti posedon tri lloje të këtyre qelizave që shërbejnë për perceptimin e ngjyrave.Pas testimeve të kryera me më shumë persona, tashti e dimë që shikimi tetrakromatik vërtetë ekziston. Por, nuk përse është kështu, pasi te shumica e grave me katër lloje të qelizave shikimi megjithatë është normal”, thotë studiuesja Gabriele Jordan.Është shumë e mundshme që ekzistojnë ende persona të tillë, por ata nuk dinë që shikimi i tyre dallon nga ai i njerëzve të zakonshëm.

Ngordhi breshka gjigante “Lonesome George”


Në Parkun Kombëtar Galapagos në Ekuador ngordhi breshka gjigante mashkull (elefant), e cila, siç mendojnë shkencëtarët, ishte përfaqësuesja e fundit e subspecieve të rralla të zvarranikëve me samar (krustace), njoftoi sot BBC.Sipas përllogaritjeve shkencëtarëve, breshke e quajturLonesome George” ishte rreth 100 vjeç. Breshkat elefant – janë specie jashtëzakonisht të rralla që jetojnë vetëm në ishujt Galapagos.Në natyrë të egër ato jetojnë zakonisht 200-250 vjet, kurse në “robëri” – deri në 150 vjeç.Për disa dekada me radhë zoologët janë përpjekur për të arritur nga “Lonesome George” riprodhimin e të vegjëlve, por ai me kokëfortësi preferonte vetminë.

Fakte fascinuese për trurin


Ja dhjetë fakte fascinuese për trurin njerëzor:

-Truri juaj ka nevojë për furnizim të përhershëm me oksigjen. Dhjetë minuta të humbjes së oksigjenit më së shpeshti shkaktojnë dëme të konsiderueshme nervore. Ftohja mund të zgjasë tërë kohën, që është arsyeja për shkas së cilës viktimat e mbytjes në ujë të ftohtë, që janë ngjallur pas 40 minutash – mbijetojnë pa dëme nervore. (more…)

Orkidea-Majmun


Është e “fshehur” në pyjet e thella të maleve të Perusë dhe Ekuadorit, por koleksionuesit kanë mundur të bëjnë disa foto të Orkidesë-majmun.Emri shkencor i kësaj luleje të rrallë është Dracula simia dhe ngjashmëria me majmunin është jashtëzakonisht e madhe.Orkidea-majmun është pjesë e një familjeje me mbi 120 lloje, shumica e të cilave gjenden në Ekuador.Lulja gjendet në 2 mijë metra lartësi dhe mund të lulëzojë në çdo stinë.

U zbulua përse zebrat janë me vija !



Shkencëtarët me dekada po mundohen të zbulojnë përse zebrat kanë trupin me vija. Duket se shkencëtarët hungarez dhe suedez e zbuluan së voni.
Në revistën “Journal of Experimental Biology” është publikuar studimi me të cilin shkencëtarët kanë arritur deri te përfundimi se zebrat kanë trupin me vija për tu mbrojtur nga mizat gjakpirëse. Efekti i vijave bardh-e-zi në mënyrë të veçantë reflekton dritën që si përfundim dëbon insektet nga zebrat. (more…)

Kepler 22-b, planeti “binjak i Tokës”


Astronomët kanë konfirmuar zbulimin e planetit me ngjashmërinë më të madhe me Tokën, i quajtur Kepler 22-b.

Planeti, thonë astronomët është i banueshëm me një temperaturë mesatare rreth 22 gradë celcius dhe rrotullohet rreth një ylli, jo fort të ngjashëm me Diellin tonë. I quajtur Kepler 22-b, planeti është 15 përqind më afër me yllin e tij, krahasuar me distancën mes Tokës dhe Diellit tonë.

Kepler 22-b, ndodhet 600 vjet dritë dhe 2.4 herë më i madh në përmasa se Toka.

Zbulimi u prezantua gjatë një konferencë të një grupi astronomësh, të cilët thanë se ende nuk janë të sigurtë nëse planeti “binjak i Tokës” përbëhet nga gazi, lëngje të tjera, apo shkëmbinj. Ata thanë se Kepler 22-b, bashkë me 1094 planete të tjerë, do të jenë objekt studimesh më të thella në vitet e ardhshme, për të ditur më shumë për ta.

Keshilla per reumatizem


reumatizma

Reumatizma e cilesuar ndryshe edhe si semundja e moshes se trete, ka lidhje te ngushte me vendbanimin e personave te prekur. Sipas specialisteve, kjo semundje ne vendin tone eshte shume e perhapur, kjo per shkak te klimes dhe kushteve te punes dhe banimit. (more…)

Faqja jonë e re !!!

Kjo është faqja jonë e re . Këtu do të gjeni informata më të hollësishme për enciklopedinë universale të gjitha të pregatitura nga Besmir Hyseni. adadasd]

E-mail :

shkenca_15@hotmail.com
Doni të dini më shumë për fizikë ??? Vizitoni Web-in e profesorit te lëndës së Fizikës ...

Prof.Bajram Regjepi

Logo

Translate this blog !!!

Free counters!
%d bloggers like this: